BallinaVitrina e libritEnver N. Rexhaj-Mungesa flet

Enver N. Rexhaj-Mungesa flet

Kush i bëri netët kaq t’gjata,
kur dimri m’shkriu n’vetmi?
Nata m’ulen pranë te shtrati,
e ëndrrat s’po i ndaj me njeri.

Ah, sa i ftohtë qenka malli,
kur zemra s’gjen më qetësi,
rrugët zbrazen, shuhet zëri,
veç kujtimet rrinë me ty.

Hëna endet mbi dritare,
si me ditë çka kam në gji,
e çdo natë bëhet më e rëndë,
kur mungesa flet për ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT