Kush i bëri netët kaq t’gjata,
kur dimri m’shkriu n’vetmi?
Nata m’ulen pranë te shtrati,
e ëndrrat s’po i ndaj me njeri.
Ah, sa i ftohtë qenka malli,
kur zemra s’gjen më qetësi,
rrugët zbrazen, shuhet zëri,
veç kujtimet rrinë me ty.
Hëna endet mbi dritare,
si me ditë çka kam në gji,
e çdo natë bëhet më e rëndë,
kur mungesa flet për ty.
