BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-MËKATAR

Xhemkadri Kastrati-MËKATAR

Ec mbi gjurmët e mëkatit tënd
Me shputa thonjëtore si ariu
Rreh dhëmbët që të ngrihet pluhuri
Nën atë mjegull, të mos i shohë njeri
Mëkatet e palara të shekullit tuaj.

Nga e shkuara të mbetën gjurmë
Miasma t’i njollosi para stuhisë
Që ngre pluhurin në qiellin e lotëve
T’i mjegullon plagët para heshtjes
Katharsis ta heshtë dhimbjen.

Mos u frikëso nga gjykimi i Minosit
Lirshëm ec, askush s’do të njohë
Të lahen mëkatet, gjersa pluhuri mjegullon
Kthehu në pranverë, lind si qengj deleje
Ushqehu në mugullin e plagës së dehur.

Eja nën maskën e engjëllit mbi tokë
Me xhepa të zbrazur nga mëkatet
Dhe shpëto pa një ferrë në këmbë
Kjo të shkon ty, këtë e ke në gjen
Dhe këdo që e zë, e ndërsen.
Që të vrajë e të gënjejë
Për t’bëmat tua të mos rrëfejë
Por për njeriun që lindi si qengj.

Ti bëhu i ndershëm se s’të njohin
Edhe nëse të shohin
Mëkatet askush s’t’i merr
I ke në arkëmortin e përjetësisë.
Me mëkate, prehu i qetë në ferr.
Mëkatatar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT