BallinaVitrina e libritPoezi nga Nita Bardhi

Poezi nga Nita Bardhi

Përroi i ditëve
që njohën vetëm mëngjese
u derdh i lirë
në detin e mesditave.
“A do të jenë velat hapur
kur të zbresë mbrëmja?”-
pa qiellin,
pyeti retë.
Puthi një nga një dallgët
dhe fjeti në varkën
që e ndërtoi vetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT