BallinaVitrina e libritMirvete Kabashi Leku-HESHTJA E GJAKUT

Mirvete Kabashi Leku-HESHTJA E GJAKUT

Kur u thye fjala
heshtja foli më fort se gjaku.
Këtu, ku shkrepëtira e maleve preku qiellin,
u mblodhën dhimbjet në gjokset e burrave.
Jo për gjak, por për t’i vënë drynin hakmarrjes.
Pajtimi erdhi si dritë
mbi kanunin e Lekë Dukagjinit
si një frymë që hapte jetën në zanafillë
Sytë e nënave, puse pa ujë,
panë thikën e hasmërisë
të thyhej në mes.
Qielli ndriçoi e Zoti foli në çdo zemër në emër të faljes
e në thyerjen e dryrëve.
Këtu, fjala e plakut të urtë
u bë kala,
dhe pragu – kështjellë.
Nuk ishte vetëm dorë e dhënë,
ishte besë për ata që s’kishin lindur ende,
që hapat e tyre
të mos mbeteshin në gjak.
Sot, kulla ruan në gurë kujtesën,
jo për gjakun, por për fjalën.
Në hapësirën e këtij vendi të shenjtë,
njeriu fitoi mbi vetveten.
Sepse, thika u thye një herë…
por falja mbeti përgjithmonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT