Kur më thotë “boss”
m’kujtohet një botë
ku fjalët hidhen lirë,
si monedha pa peshë.
As Nënë Tereza,
për kardinalët,
as për presidentët,
s’e përdori ndonjëherë
këtë kurorë plastike të përditshmërisë.
Nuk ta ul nivelin, thonë.
As nuk ta ngre.
Thjesht…
e hollon heshtjen
deri sa respekti yt
tingëllon si sllogan,
drogash, villash, motelesh e kafenesh.
