1.
N’cep t’krahit amanetin e gjyshit,
N’ballë shqipen n’fluturim,
Veshun n’uniformë t’kombit,
Piva ujë n’krua t’Katunit,
Hyna n’rresht t’trimave
Që n’gurra ujë guximi kishin pi.
Nji nga nji para Flamurit,
Nga nji bè e bamë të tanë,
Bamë bè n’burrni t’parëve
E n’amanet t’babgjyshit,
N’besë t’kuvendeve t’motit,
N’majen ma t’naltë t’maleve,
N’vorret stërgjyshore
E n’kangët e Oso Kukës.
2.
Po t’baj bè, o atdhe,
N’gji t’nanës Gjylë
E n’pushkë t’babës,
N’tokë t’arës t’katunit
E n’rranjë t’rrapit, n’troje t’moçme.
Po t’baj bè, o atdhe,
Kam vendosë për ty t’baj dekë,
Nën kambë t’huej mos me hjekë.
N’prag t’derës t’kullës t’baj bè,
N’bukë t’sofrës t’shtrueme
E n’oxhakun e zjermit t’kullës,
N’Flamur t’kombit,
N’trimni t’Adem Jasharit,
E n’burrni t’trimave t’Drenicës,
E n’nder t’konakut t’Kosovës.
3.
Se për ty, Shqipni, t’baj bè,
Për me mbrojtë Hartën Atdhe,
Jam gati me dekë si me lè:
“Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Betohem se do të luftoj për çlirimin
E tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre,
Dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem!”
