BallinaVitrina e libritRexhep F. Morina-NË KËNGËN E PËRJETËSISË (Heroit të kombit Agron Rrahmani)

Rexhep F. Morina-NË KËNGËN E PËRJETËSISË (Heroit të kombit Agron Rrahmani)

NË KËNGËN E PËRJETËSISË
(Heroit të kombit Agron Rrahmani)

Jetesë e rëndë në shtypje dhe robëri,
E kish farkëtuar me urtësi e trimëri.
Në qytet të Prishtinës studenti ilegal,
Qëndron i palëkundur si lisi në mal.

Kudo ecte ai në trojet anë e mbanë,
Ilegal në Tetovë, ilegal dhe në Tiranë.
Luftëtar i lirisë në misionin çlirimtar,
I shtonte radhët me djemtë guximtar.

Kalonte pa frikë nga fshatrat në qytete,
Hynte lirisht në lagjen e muhaxherëve.
Shkonte te baza që ndjehej më së miri,
E priste shoku i armëve, aty ish Fatmiri.

Një natë të vonë, agimi ende pa ndritur,
Nga aksioni në bazë shokët kanë arritur.
Me kriminelë ndeshen n’pritë të egërsisë,
Aty mbet Agroni në këngën e përjetësisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT