BallinaVitrina e libritMiftar Tërshnjaku-Shqipëri, ti më jep dritë

Miftar Tërshnjaku-Shqipëri, ti më jep dritë

Shqipëri, ti më jep dritë,
Më jep emër, më ngre në vlerë,
Në ty unë jam kalitë,
Në ty ku linda e gjeta rritë.

Nën rrezet e diellit,
Qetësohem e heq mall,
Tek ti kafja e mëngjesit,
Shqipëri, seç më ngjall.

Më ke emrin me vlerë,
Shqipëri, për ty kam nder!
Më the të rroj si shqiptar,
N’tokë arbërore, ku isha më parë.

Perëndia të dhurojë
Kombin më të bukur që të rrojë,
Ilir me gjak arbëror,
Me flamur bashkë me shqiponjë.

Në fusha e male me borë,
N’ara e bashtina,
Je më e bukura nuse me kurorë,
E ëmbla Shqipëria ime.

Në ty gjejmë mirësinë,
N’zemër, n’shpirt bujarinë!
Shqipëri, çerdhe shqiponjë,
Se ty kombi të thërret Nënë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT