BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-MAJI I LULEVE

Besa Januzi-Rexhepi-MAJI I LULEVE

Erdhi maji i mirëpritur,
Aromë lulesh anë e mbanë
Dielli rrezet mbi tokë ka lëshuar,
Aromë lulesh shpirtin ma ngjallë.

Kopshti im plot trëndafila
Vetëm me i pa është hijeshi,
Kur shoh flutura lara-lara,
Jetës sime i japin knaqësi.

Mandej bletët punëtore
Mbi çdo lule mbledhin nektarin,
Një pjesë të knaqësisë sime
Më duket sikur me vete marrin.

Me pika vese nis mëngjesin
Mbi to lulet të vogëla dalin,
Jeta lulëzon dhe zemra rritet
Në muajin e luleve, muajin e majit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT