Mos më hidh shikime tinëz
Unë me cepin e syrit të shoh.
Mos e bëj zemrën time tempull dashurie,
nuk të njoh ende .
Mos më dashuro erën
e buzëqeshjes sime ,
është hija e qiellit blu ,
qetësia e lindjes së diellit .
Penelin mos e ngjyej
në ritmin e ngjyrave të muzikës ,
se do të derdhet në tablonë e shpirtit tim.
E ndjej rrahjen e zemrës tënde
në rrugën e emrit tim.
Dy shpirtra fillojnë të vallëzojnë
në tempullin e dashurisë.
