BallinaVitrina e libritSherife Allko-.Mos më dashuro

Sherife Allko-.Mos më dashuro

Mos më hidh shikime tinëz
Unë me cepin e syrit të shoh.
Mos e bëj zemrën time tempull dashurie,
nuk të njoh ende .

Mos më dashuro erën
e buzëqeshjes sime ,
është hija e qiellit blu ,
qetësia e lindjes së diellit .

Penelin mos e ngjyej
në ritmin e ngjyrave të muzikës ,
se do të derdhet në tablonë e shpirtit tim.

E ndjej rrahjen e zemrës tënde
në rrugën e emrit tim.
Dy shpirtra fillojnë të vallëzojnë
në tempullin e dashurisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT