BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Në atdheun tim

Arjana Fetahu Gaba-Në atdheun tim

Në atdheun tim,
Toka seç ka një tjetër aromë,
Bjeshkët këndojnë me lahutë,
E kthejnë pas një jehonë.

Në atdheun tim,
Detet shtrihen në vënd të vet,
Kurora mbretërish ullinjtë,
Dhe riviera si një ëngjëll të ngjet.

Në atdheun tim,
Ka një tjetër ajër që të deh,
Lëndinat të qeshin me lulet,
Dhe dielli të njeh.

Në atdheun tim,
Një tjetër mikpritje e gjen,
Ti ulesh këmbëkryq në një prag,
Dhe streha histori të rrëfen.

Në atdheun tim,
I provon të gjitha ndjesitë,
Zoti ka dhënë me dy duar,
Gjithë dashuritë.

Në atdheun tim
Gjithmonë do të ndihesh krenar,
Ne jemi të ashper si malet,
Por zemrën e kemi behar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT