Asgjë nuk është më si dikur
Shkronjat u janë përzier ndër fjalë
E fjalëve ua kanë humbur kuptimin
Një dreq e kupton çfarë thonë
Me fjalë të çoroditura
Të pakuptuara
Premtojnë kot
E asgjë nuk thonë
I kanë mprehur thikat
Mes vëllezërve;
Duan t’ia hanë mishin njëri-tjetrit
O Zot, ki mëshirë
Mbaje dorën
Se u janë verbuar sytë
E nuk shohin
Për një karrige
Për pushtet
Jo për popull
E aspak për shtet
O Zot
Të lutem mbaje dorën…
Sa të paditur që janë
O Zot…
