BallinaVitrina e libritAdri Adriana-Lule shqerrat…

Adri Adriana-Lule shqerrat…

Me luleshqerat bëra shoqëri,
në një ditë të bukur maji,
fytyrat e tyre plot magji,
me buzëqeshjet më të bukura zbritën nga mali.

Plot dashuri, me lëvizje të shpejta,
përballë njëra-tjetrës, sy më sy,
emrin tënd ndërtuan me petale të lehta,
Adriana të quajnë ,dhe kjo je ti.

U gëzova shumë nga ai adhurim,
ndjenjë e bukur, mirënjohja sjell kënaqësi,
kur mbi emrin tënd shkruhet mirësi,
një zemër e bukur sjell gjithë këtë magji.

Me gjallëri e të freskëta, plot nur,
ndërtuan kurorën me emrin tim,
U gëzova, dhe në zemrën time thur,
këngë mirënjohjeje për lulet plot shkëlqim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT