Sa herë zbres në Korçë, kalldrëmet më flasin ngadalë,
mbajnë aromë pranvere e një ndjenjë që të ndal..
te pazari, tingujt treten nëpër gota e serenata..
dhe një buzëqeshje të ndez më shumë se gjithë nata…
Kur largohem prej saj, diçka brenda meje jeton..
ca çaste që, në heshtje, në zemër më qëndrojnë,
se ai qytet ta vjedh shpirtin, pa e kuptuar fare,
dhe të kthen prapë një ditë… për një natë korçare..
