Sikur hëna,
kur bën dritë
buzëqeshja e nënës
fëmijën e rritë.
Por edhe deti,
kur ka valë
buzëqesh fëmija
pa u ndalë.
Ndërkaq dallëndyshja,
kur fluturon
fëmija buzëqesh
lartësitë i ëndërron.
Dielli kur lind
në agim
fëmijët t’i kujton,
kur buzëqeshin
me gëzim.
Dielli me rreze
i ledhaton,
trupin e fëmijëve
sa shumë e forcon.
