Më thanë: fytyrës vishi edhe një fytyrë tjetër,
Njërën mbaje për botën, tjetrën veç për vete.
Ndonjëherë lakoje të drejtën e të vërtetën,
Se kështu, thanë, jeta bëhet më e lehtë.
Shpesh mendja ime ra në dyshim të thellë,
Më ftonte të mësoja artin e shtirjes.
Por shpirti kurrë nuk më la të shkel
Mbi dritën e pastër të ndjenjës sime.
Edhe pse sinqeriteti shpesh më ka vrarë,
Edhe pse fjala e drejtë më ka kushtuar,
Zemra kurrë s’ma tha atë fjalë të marrë:
“T’i vësh maskë fytyrës për të shpëtuar.”
