BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Më pëlqen…

Mimoza Lazaj-Më pëlqen…

Më pëlqen qetësia,
Më pëlqen vetmia,
Të strukem e heshtur
Me hallet e mia.

Më pëlqen të rri vetëm,
Unë dhe askush tjetër,
Me veten të kuvendoj,
Kur askujt më s’i besoj.

Më pëlqen dhe vetja,
Ndonjëherë,
Dhe them me vete:

Është vetëm një,
Dhe nuk ka të dytë.
Kape momentin,
Se nuk vjen më.

Ah, jeta ime,
Me të bukurat kujtime…

Më pëlqen…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT