BallinaUncategorizedSHBA mohon mbylljen e Hormuzit, forcat amerikane po e monitorojnë Ngushticën

SHBA mohon mbylljen e Hormuzit, forcat amerikane po e monitorojnë Ngushticën

Ushtria amerikane të shtunën hodhi poshtë pretendimet e Iranit se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se rruga detare kritike mbetej e hapur dhe se forcat amerikane po monitoronin situatën për të siguruar që ajo të vazhdonte të ishte e tillë, raporton Reuters.

“Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit,” tha zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së, kapiteni i marinës Tim Hawkins për Reuters. “Qarkullimi vazhdon dhe forcat amerikane po e monitorojnë situatën për t’u siguruar që kjo të mbetet kështu.”

Irani e ka deklaruar Ngushticën e Hormuzit të mbyllur më herët të shtunën dhe ka paralajmëruar anijet të mos i afrohen këtij ujëkalimi, duke shtuar pasiguri mbi të ardhmen e një marrëveshjeje armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit që synon të hapë rrugën për bisedime të thelluara për paqe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT