Në ëndërr u përthitha
Nga tingull telefoni i botës dë përtejme.
Shtanga
U mpina
Gënjeshtër i thashë,
Ç’është ky telefon…?!
Ah ai zë që më erdhi
Në korr,
Pa rradhë.
Njëherësh ëmbëlsisht
Nëna perendeshë
Babai, idhulli im
Vëllai
Motra..
Sa kishte pa ua dëgjuar zërin
U lumturova!
Zbritni këtu pranë meje- u thash
Ju lutem!
U përgjërohem!
Vetëm një çast ejani
Vetëm një çast më mjafton.
Ah ëndrra
U prish
Iku dhe telefoni!
Lotët më pushtuan
E ëndrrën prap s’e qortova
U ndjeva ngrohtë se ato zëra të ëmbël i dëgjova
Dhe pse në ëndërr!
