BallinaSportChelsea nuk dorëzohet për Xhakën

Chelsea nuk dorëzohet për Xhakën

Skuadra e Chelseat është duke insistuar që t’i sigurojë shërbimet e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka. 

Klubi londinez është duke përgatitur një ofertë të re në drejtim të Sunderlandit për mesfushorin.

underlandi refuzoi ofertën e parë të Chelseat, me vlerë prej 8 milionë funte.

Sunderlandi ka bërë të ditur që Xhaka nuk është në shitje për asnjë çmim. 

Sunderlandi e konsideron Xhakën pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës. 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të hënën se dëshira e Xhakës është t’i bashkohet Chelseat.

Ai synon të bashkohet me trajnerin e ri të Chelseat, Xabi Alonson. 

33-vjeçari dhe Alonso kanë bashkëpunuar te Bayer Leverkuseni, ku fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë.

Xhaka është kapiten i Sunderlandit. Kontrata i skadon në verën e vitit 2028. 

Xhaka ndihmoi Sunderlandin drejt kualifikimit në garat evropiane për herë të parë pas 53 vjetësh./Koha net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT