Kupa e Botës 2026 ka hyrë në fazën më vendimtare, me nisjen e ndeshjeve eliminuese, ndërsa analizat dhe parashikimet për fituesin e mundshëm të turneut kanë marrë vëmendje të madhe.
Sipas superkompjuterit të Opta-s, Franca është favoritja kryesore për të ngritur trofeun e Kupës së Botës.
Modeli statistikor i kompanisë së njohur të analizave sportive i jep “Gjelave” një probabilitet prej 18.7 për qind për t’u shpallur kampionë të botës.
Sipas simulimeve të Opta-s, tre kombëtare dallohen qartë si favoritët kryesorë për titullin.
Pas Francës renditet Argjentina, e cila mbetet një nga skuadrat më të forta dhe më me përvojë në turne. Në vendin e tretë është Spanja, e cila gjithashtu ka një probabilitet dyshifror për të fituar Kupën e Botës./Gazeta Blic Sport/
