BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-Bukë e fortë

Armenida Qyqja-Bukë e fortë

Durim, për mëngjes, drekë, darkë,
Po më thyen nofullat,
Bukë e fortë që nuk zbutet me asgjë,,
As me sukseset, fitoret e vogla
Ti s’je ketu që bashkë ta ndajmë gëzimin…

Kafshoj sërisht dhe pertypem gjatë, ngadalë,
“Edhe pak!” më thua nga larg
Ndërsa unë i lutem në heshtje Zotit
Të mos më japë më durim, por shpëtim…

E pabluajtur bie në stomak kafshata…
Orë agonie torturojnë aparatin tretes,
Ibs-i sëmundja idiopatike,
Tall durimin sa mundet…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT