Durim, për mëngjes, drekë, darkë,
Po më thyen nofullat,
Bukë e fortë që nuk zbutet me asgjë,,
As me sukseset, fitoret e vogla
Ti s’je ketu që bashkë ta ndajmë gëzimin…
Kafshoj sërisht dhe pertypem gjatë, ngadalë,
“Edhe pak!” më thua nga larg
Ndërsa unë i lutem në heshtje Zotit
Të mos më japë më durim, por shpëtim…
E pabluajtur bie në stomak kafshata…
Orë agonie torturojnë aparatin tretes,
Ibs-i sëmundja idiopatike,
Tall durimin sa mundet…
