Përsëri në Velipojë
këtë verë pushuan
me miq dhe shokë
aty u takuam.
Ditët e korrikut
në plazh i kalova,
në detin e kaltër
trupin e freskova.
Shumë ështe kënaqesi
këtu për të pushuar,
me valet e detit
për t’u përqafuar.
Dielli me rreze
detin e stoliste,
shumë vizitorë
Velipoja i priste.
Unë me familjarë
sa bukur kaluam,
këto ditë të verës
në ditar i shënuam.
