BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-PËRSËRI NË VELIPOJË

Murtez Asllani-PËRSËRI NË VELIPOJË

Përsëri në Velipojë
këtë verë pushuan
me miq dhe shokë
aty u takuam.

Ditët e korrikut
në plazh i kalova,
në detin e kaltër
trupin e freskova.

Shumë ështe kënaqesi
këtu për të pushuar,
me valet e detit
për t’u përqafuar.

Dielli me rreze
detin e stoliste,
shumë vizitorë
Velipoja i priste.

Unë me familjarë
sa bukur kaluam,
këto ditë të verës
në ditar i shënuam.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT