BallinaSportDo të jemi gati”, Ronaldo flet para përballjes së madhe ndaj Spanjës

Do të jemi gati”, Ronaldo flet para përballjes së madhe ndaj Spanjës

Cristiano Ronaldo ka folur për sfidën e madhe që e pret Portugalinë në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, ku përballë do të ketë një nga favoritët kryesorë për trofe.

Portugalia do të përballet me Spanjën të hënën nga ora 21:00, në një duel që pritet të jetë një nga më të fortët e kësaj faze.

Ronaldo pranoi se Spanja është një prej favoriteve për ta fituar turneun, por theksoi se ekipi i tij është plotësisht i përgatitur për sfidën.

Do të jemi gati. I njohim shumë mirë. Spanja është një nga favoritët kryesorë për ta fituar turneun. Do të jetë një ndeshje shumë e baraspeshuar dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Ronaldo.

Portugalia siguroi kalimin në këtë fazë pas fitores 2-1 ndaj Kroacisë, ndërsa Spanja erdhi pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Austrisë.

Në këtë Botëror që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Ronaldo ka qenë në formë të mirë, duke realizuar tre gola deri tani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT