Mos ja shkel Atdheut lulet,
Buzëqeshjet mos ja ngri,
Se qan nëna tek përulet,
Vallë ku shkojnë bijtë e mi.
Këtu e kanë folenë shqiponjat,
Këtu ku Zoti ka urdhëruar,
Këtu ku dielli pret të lind,
I paduruar.
Atdheu im, varr i babës,
Belbëzimi i fëmijës tim,
Pse nuk ndez zjarri në vatër,
Pse e drejta s’gjen më kthim.
Kur do ta shoh atë shkëlqim,
Të vetëtijë në trupin tënd,
Të mos lëngosh i sëmurë,
Se shpirti dhëmb.
O Atdhe i bukuri im,
Qoftë i paudhë kush të tradhëton,
Historia e ka nje tregim,
Një popull që s’fle veshtirë se harron.
