BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Mos ja shkel Atdheut lulet

Arjana Fetahu Gaba-Mos ja shkel Atdheut lulet

Mos ja shkel Atdheut lulet,
Buzëqeshjet mos ja ngri,
Se qan nëna tek përulet,
Vallë ku shkojnë bijtë e mi.

Këtu e kanë folenë shqiponjat,
Këtu ku Zoti ka urdhëruar,
Këtu ku dielli pret të lind,
I paduruar.

Atdheu im, varr i babës,
Belbëzimi i fëmijës tim,
Pse nuk ndez zjarri në vatër,
Pse e drejta s’gjen më kthim.

Kur do ta shoh atë shkëlqim,
Të vetëtijë në trupin tënd,
Të mos lëngosh i sëmurë,
Se shpirti dhëmb.

O Atdhe i bukuri im,
Qoftë i paudhë kush të tradhëton,
Historia e ka nje tregim,
Një popull që s’fle veshtirë se harron.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT