Mbi majat e bjeshkëve shqiptare,
Flet era me melodinë e moçme.
Mbi shkëmbinjtë bën roje shqiponja,
Trashëgimtarja e artë e maleve.
Në majat që preken me qiejt,
Flenë petritët në gjirin e agimeve.
Herët këndojnë bilbilat në pemë,
Zanat freskohen liqen më liqen.
Bora shkrihet brigjeve të Alpeve,
Dielli pi ujë në breg të detit.
Lloj lloj lulesh kjo tokë ka rritur,
Dhe mbretëresha mendje ndritur.
