BallinaSportBellingham flet për debatin e ashpër me Messin

Bellingham flet për debatin e ashpër me Messin

Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, e minimizoi përballjen e nxehtë me Lionel Messin gjatë humbjes 2-1 kundër Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Bellingham dhe Messi patën disa herë debate gjatë ndeshjes të së mërkurës mbrëma dhe të gjithë ishin kurioz të dinin se çfarë po debatojnë këta dy yje.

Pas ndeshjes, mesfushori anglez i Real Madridit është përkujdesur të zbuloj se nuk pati asnjë problem me Messin dhe ishte privilegj të luajë ndaj tij.

“Nuk kishte asnjë problem me Messin. Po flisnim për një gjuajtje të vështirë, në fakt nuk kishte asgjë të keqe”, tha ylli i Real Madridit.

“Jam i sigurt se të gjithë do ta bëjnë punën e tyre dhe do ta ekzagjerojnë atë, por për mua nuk kishte asgjë”.

“Për mua, ishte një privilegj të përballesha me Leon”.

“Për mua, të luash kundër Leo Messit është e pabesueshme. Kupa e Botës që ai po kalon është e mrekullueshme”.

“I uroj fat të mbarë në finale”, përfundoi mesfushori i Anglisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT