BallinaVitrina e libritBlerina Behari-LIRI E BURGOSUR

Blerina Behari-LIRI E BURGOSUR

Më jepni dritë në duart e mia!
O njerëz që dielli s’di pse ju vret sytë?!
​Kur gjuani me sy grabitqari zemrën
që dridhet horizonteve
nën vështrimin pa ngjyrë të errësirës.
Xhelozoni në këmbët
që s’i binden akullit
me gjurmë uji të shkundur nga mendimet.
​Afrohuni ngadalë dhe shpotitni zemrën,
që pulson nga e panjohura hije e kohës…
Ti, njeriu-hije i hapësirës!
A nuk lodhesh duke jetuar nën kapuçë rrufesh
që tejshpojnë qiellin tënd të ngrysur?
​Më dhuro kafshën e zbutur
që jeton në kafazin pa liri brenda teje…
Të lyp mëshirë e dashuri,
jo si një i burgosur
duke më thumbuar me vetëtima histerike ndjellakeqe…
Unë, nën shoqërinë e çimkave të trishta të pabesa
që lundrojnë duke pluskuar në krenari hijenash
lëshuar nga ty si falanga ndëshkuese.
Nuk zhgërryhem dot brenda burgut të rrëmbyer në hapësira resh
që përqeshin fjalët e xhelatit në flakërimin e zemrës.
Përtej gijotinës tënde, liria ime më buzëqesh…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT