Kush më rrëmbeu pranverën e më shtyu në atë klimë të ftohtë,
ku mjegulla më mbështolli sytë .
e qyteti më ngjau me trishtim të zymtë.
Gropat fytyrës bërë hon, tokë të re kërkojnë.
Ku të gjej shkëlqimin që ulet në gjethe e ndryshon ngjyrë.
Indiferenca si goditje në kokë më ka rënë.
Shumë herë jam rrëzuar në jetë dhe jam ngritur me të njëjtën forcë.
Jam goditur por s’ jam zmbrapsur,
në braktisje netësh të gjata , pa yje, pa hënë.
Shpirtit kam magji që josh, me bukuri që s’ venitet.
Zemrës, mbart dashuri të pashuar, të nënës për foshnjën e të gruas sfidash drobitur .
Kam arsye të kthjellohet vështrimi.
Kam arsye të jem gjallë.
Le të dëgjojë bota mbarë;
“Karma e fatit vjen vërdallë.”
