E, si mund të më kuptosh,
kur mendimet e mia nuk përputhen me të tuat?!
Më sheh në sy i habitur?!
Eh! Nuk më sheh dot?!..
Më lexon në heshtje,
por, nuk më lexon,
Sot as mot?!!!
Unë, isha vargtare, ti…
HESHTJE TMERRI?!
Nata bie në heshtje,
Papritur era e vetmitare, fërshëllen e trishtuar,
Shqetësuese, gërvisht në xhamat.
Eh! Drita vdes në errësirë!
Nga acari “njerëzor”, ka ngrirë. Era ulërinë mistrece, memece,
Nata thyhet në thërrime.
Heshtja, e hanë vetveten.
-E, unë dremis në errësirë.
Mos më zgjoni!
Nuk dua t’i shoh, as t’i dëgjoj;
Turpet dhe krimet e kësaj kohe….
