BallinaVitrina e libritMirvete Kabashi Leku-MOS U DORËZO

Mirvete Kabashi Leku-MOS U DORËZO

Kur nata më mbështjell me heshtje,
nuk do t’ia fal shpirtin errësirës.
Kam yje që roje shpirtit mi bëjnë
e zemrës forcë mi japin
për ta pritur një agim tjetër.

Jeta vazhdon me notat e pentagramit
e me melodinë e emrit “nënë”.

Stuhitë nuk janë shtëpia ime,
janë vetëm udhëtarë të përkohshëm.
Unë, jam rrënjë që di të presë pranverën
edhe kur dimri më mbulon me akull.

Për sytë që më presin me dashuri
Do ta mbaj të ndezur qirin e shpresës.
Sepse, pas çdo nate që duket e pafund
Shpresa zgjon një mëngjes të ri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT