Thursday, March 13, 2025
BallinaLajmePublikohet raporti i fundit nga IKSHPK: 3 viktima dhe mbi 180 raste...

Publikohet raporti i fundit nga IKSHPK: 3 viktima dhe mbi 180 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 189 raste të reja me virus, shkruan Gazeta Metro.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës.

Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.

Në total numri i rasteve aktive është 2.996.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT