BallinaVitrina e libritRizah Reshani-MOS MË THUAJ LAMTUMIRË

Rizah Reshani-MOS MË THUAJ LAMTUMIRË

Mos më thuaj lamtumirë
Trëndafilin e zemrës mos ma grimco
Mos ma le varur në errësirë
Buzëqeshjen e ylberit kudo.

Lamtumirë mos më thuaj
Se të mallkon pragu i shtëpisë
Mo e le nënën të vuaj
Në vitet e saj të pleqërisē.

Mos m’i le pemët të thahen
Mollët të kalben nëpër degë
Fytyrat me lotë të lahen
Babai në vetmi të vdesë.

Bankat pa nxënës mos m’i le
Shtëpitë pa këngën e gjelit
Kuajtë e harlisur pa fre
Pyjet e djegura të drerit.

Mos ma shterr kronin e fshatit
Ëndrrën e vashës mos e le pa dashuri
Mos m’i shkreto rrugët e shpatit
Djepat mos mi le pa fëmijë.

Nuk e dua këtë fjalë
Mërzinë ajo ma mbjellē
Në shpirt më djeg si ngjalë
Zemrēn si flaka ma djegë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT