Një grusht diell,
E pak vesë.
Një mëngjes,
Pak më ndryshe.
Mos e rrëno kullën
Që ndërtuam bashkë një kohë.
Më shiko në sy,
Se unë shoh veten time
Në sytë e tu.
Ata shkëlqejnë.
Ata duan,
Ata flasin,
Për kullën që ndërtuam dikur.
Eja.
Të pres sonte
Në kullë,
Deri në mëngjes,
Me zemrën plot shpresë,
Që dashuria jonë të lulëzojë si Pika mbi vesë.
