BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-POROSIA E BABAIT

Hatip Hulaj-POROSIA E BABAIT

Biri im, po t’i them dy fjalë,
me sinqeritet e drejtësi,
me shumë probleme ke për t’u përballë,
se kjo botë shpesh është e padrejtë,
dhe mund të vuash shumë në jetë.

Në këtë botë të lakmisë dhe tradhtisë,
duhet t’i përshtatësh melodisë.
Edhe Odiseu fitoi luftën e Trojës
me zgjuarsi e dredhi;

Priami dhe Hektori u shpartalluan,
edhe pse luftuan me trimëri,
edhe hyjnitë atyre u bënë tradhti,
por ti gjithmonë lufto për drejtësi !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT