Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritVARG I TYMOSUN PO M´DEL

VARG I TYMOSUN PO M´DEL

Shtrydh e ç´shtrydh veten deri n´palcë shpirti

për sall një vegzë kah shtegu i daljes,

për sall dy fjalë kënge shliruese t´frym´s

gjetkë, ncëk … nuk shkohet … nuk shihet

një jetë në rreth lufte

Sa herë dreqi e dridhë bishtin

që e ka sa tri herë trupin … dreq i kuq all

neve fshikëllima na shkon surratit

se ftyrë druaj n´ka mbetë ku

… tri dredhat n´rruzën tème kallzojnë mot t´lig

Muza m´këndon druajtshshëm,

vargut erë lufte m´i vie

e paqes … as epitafi t´i lexohet …

i fshiem prej rrebeshi

Kam dëgjua shpesh të thuhet … bir nâne,

po nânat kenkan t´ndryshme, brè

t´sojshme, t´llojshme, t´plojshme …

e pjella çfarë del

kur mbillet dhunshëm

Ah shqiptari jèm, ti babaxhani i nahijes

skamjet e përjetshme t´bënë jetë skamnore

e ti, ec e del përtej lakmisë,

ec e ktheju arsyeshmërisë,

… sall dy fije mëndje,

të hiqen dy fije ëndje,

t´hiqen edhe dy fije dhëmbje

… një kafshatë … sall një kafshatë mangu, siguria për dinjitet te plangu

Poezi nga Mentor Thaqi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT