Mes makthit të një qyteti
të bukur, të dielltë, hyjni
e të trishtuar sa një vdekje
me këmishën e grisur gri.
Deti ende mban në gji
emrat e dyzet djemve
si yje të mbytur
në burgun e kaltër të pengjeve.
Çdo mbrëmje vishem me hijen e tyre
unë- Perëndi e mërzisë
dhe pres agimin të çlirojë detin
nga mjegulla e trishtë e grisë…
