BallinaShowbizA thua ku është zhdukur aktorja Ardita Lala?

A thua ku është zhdukur aktorja Ardita Lala?

Ku është zhdukur Ardita Lala? Kjo është pyetja që mund t’u ketë shkuar në mendje shumë prej atyre që janë mësuar ta shohin shpesh në ekranet televizive në Kosovë.

Aktorja Ardita Lala ka qenë për një kohë të gjatë një nga figurat më të pranishme në mediat tona. E kemi parë në emisione të ndryshme, në formate të shumta dhe përballë mysafirëve e temave nga më të ndryshmet. Me energjinë dhe spontanitetin e saj, ajo ka ditur gjithmonë të sjellë diçka ndryshe në ekran.

Por, kohëve të fundit, Ardita është bërë më e rrallë në ekran. Dhe sigurisht, mungesa e saj nuk ka kaluar pa u vërejtur.

A thua ku është dhe çfarë po bën Ardita?

Ne kemi mësuar se ajo së fundmi po qëndron në Angli, ku po i kushton kohë familjes dhe fëmijëve të saj, të cilët janë të angazhuar në aktivitete të verës dhe summer camp.

Por kjo periudhë për të nuk është vetëm për obligime familjare. Ardita po e shfrytëzon qëndrimin në Angli edhe për të pushuar, për të shijuar momente të bukura me familjen dhe për t’iu përkushtuar një prej pasioneve të saj sportive – golfit.

Pas gjithë atij ritmi, kamerave, emisioneve dhe angazhimeve të shumta, duket se Ardita këtë herë ka zgjedhur të ndalet pak… të marrë frymë dhe të mbledhë energji të reja.

Ndoshta ndonjëherë edhe njerëzit që jemi mësuar t’i shohim gjithmonë në skenë kanë nevojë të largohen pak nga dritat për t’u rikthyer edhe më fuqishëm.

Dhe, sipas asaj që kemi mësuar, kjo nuk është një lamtumirë nga ekrani.

Ardita po shijon këtë pauzë, po merr energji dhe po përgatitet për plane e projekte të reja që pritet ta rikthejnë sërish në Kosovë.

Pra, mos u shqetësoni… Ardita thjesht po mbush bateritë. E kur të rikthehet, duket se do të ketë shumëçka për të treguar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT