BallinaVitrina e libritSelvije Kadriu-NUK TË LË ASNJËHERË

Selvije Kadriu-NUK TË LË ASNJËHERË

Një ditë shkurti
Ti e humbe rrugen
nuk e shihje më diellin
as yjet
Bredhje në labirintin
e së keqes
dritën se gjeje dot
e unë dorën nuk ta lëshova
Nuk u dorëzova asnjëherë
as kur e mendoja
se nuk mundem më
Nuk më frikësonte
mllefi yt
as ajo frika jote
se më nuk do të dalim
nga ai labirint
Sot derisa i shikojmë
rrezet e diellit
dhe retë rreth tyre
nuk mund ta mendoj
se unë do të humbi prap
as Ty as ato rreze
që i solle ti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT