BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Të jesh vetvetja

Silvana Cekici Rodi-Të jesh vetvetja

Të jesh vetvetja kërkon shumë durim në luftë,
Luftë me veten, me botën që zien rreth e qark
Të mos humbasësh shpirtin kaltëror në turmë,
Të mos rrëzohesh në kohën kur ka stuhi e tufan

Kjo kohë është bërë më e egër dhe tinzare
Ka fjalë që të lëndojnë e sy që të gjykojnë,
Njeriu që veten s’e mohon në këtë botë të madhe,
Është pemë e lartë që erëra dimrash s’e rrëzojnë.

Do forcë të ecësh në rrugën që ke nisur
Kur të tjerët të thonë: “Ndrysho sa më shpejt!
Do guxim të mbrosh atë që je pa u gremisur
Edhe kur mbetesh vetëm, pa zë, gati memec.

Të jesh vetvetja — s’do të thotë të mos gabosh,
Të jesh pa plagë; do të thotë të ngrihesh përsëri,
Zemrën ta mbash të pastër në çdo hap që trokon.
Të mbetesh njeri, kur bota rënkon e do shërim

Mbase duhet të falësh edhe kur të dhemb,.
Të mos bëhesh si ata që të lënduan dikur
Të mbetesh dritë kur s’të shohin në një vend.
Të jesh dhe ti një sirenë që të fton në udhë

Kur të bien maskat një nga një si te skena
Pas luftërave të jetës që përherë do ketë.
Më e madhja fitore është të jesh vetvetja
E si bujk të hedhësh farën për ta mbjellë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT