BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-NË TRARIN E NXIRË TË SHTËPISË

Nijazi Kastrati-NË TRARIN E NXIRË TË SHTËPISË

Në trarin e nxirë të shtëpisë
Të odës së vjetër të burrave urtakë
Gjurmë vrragësh të gjakosura të historisë
Që ende atje kullojnë gjak
.
Gjak i dhëmbjes së madhe ndër shekuj
Ku u shuan fjalët e ninullat e ëmbëla shqip
Djepi aty mbeti i zbrazur pranë zjarrit
Ku nënëmadhja i këndonte çdo ditë të bukurit nip.

Vrasje makabre deri edhe ngulje mbi hunj
Përbuzje, nënçmime, zjarre e shkatrrime shtëpishë
Që gjurmët shqiptare të fshiheshin deri n’themel
Tek Molla e Kuqe të shlyhet kufiri i Shqipërisë.

Dhe fëmijtë në djep që dogjën u dukej pak
Kriminelët filluan me plan të ri
Të lidhen për këmbë në dy fidane drunjësh
Kur të lëshohen fidanet, në dy pjesë të coptohen ata fëmijë.

Mallkime nga nënat duke ikur me fëmijë në mal
Duke qarë e bërtitur nga etja e uria
Kot fëmijët futnin kokën për tu ushqyer në gji
Kur nënat u kishin mbetur shtrirë të vrara
e të maskakruara nga ushtria!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT