BallinaVitrina e libritAdelina Dardha Haskaj-Gjithmonë ka një kohë

Adelina Dardha Haskaj-Gjithmonë ka një kohë

Gjithmonë ka një kohë
për të vdekur,
por përpara duhet të kesh ecur
në një lagje me fqinjet që të bëhen
si prindërit e tu,
të jesh rritur nëpër rrugica mbushur me pleq
që presin
t’u martohen bijtë,
të jesh lindur në një shtëpi të vogël përdhese
ku nëna dhe babai
të llastojnë me lodra,
motra dhe vëllai
ta rrëmbejnë nga dora
copën e bukës me gjalpë,
apo të rrëmojnë nëpër sirtarë vjershat
e tua të vjeshtës,
pra gjithmonë ka një kohë
të artë
para se të vdesësh.
Eshtë koha e lindjeve
dhe e rritjeve përmes dashurisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT