BallinaVitrina e libritElisa Kocaqi-Pa zë

Elisa Kocaqi-Pa zë

Kur ikën pa zë,
zbrazet gjithçka brenda,
një boshllëk i thellë,
një plagë që nuk shërohet.
Dhemb pa zhurmë,
sepse ti më hodhe si diçka e parëndësishme,
dhe unë të doja më shumë ,
por mbeta vetëm, pa frymë, duke u mbytur në heshtje.
Dhashë gjithçka,
pa marrë asgjë,
bërtita në errësirë,
por ti ikje si hije e ngrirë.
Dhemb sepse të lashë të ikje,
pa pyetur pse, pa luftuar,
dhe tani vetëm rrënojat e dashurisë,
dhe një dhimbje që digjet në çdo frymëmarrje.
Zemra mban plagën e hapur,
një dhembje që ther,
Nuk doja që historia jonë të mbaronte kështu
por dhembja është e vetmja që më mbeti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT