BallinaVitrina e libritBajramali Selimi-HESHTJA E ARKËS!

Bajramali Selimi-HESHTJA E ARKËS!

Hapa arkën me nge
fotot e burrave të fisit
mbanin radhë,
loti trazojë shpirtin,
paja e grave aromë myku
më derdhi si gruri në dorën
e burrit në tokën e lëvruar.

Emër të madh bart akra
thesar pushteti e dhimbje brazash
që i kishte mbytur shpresa e kohës
një botë varur në qafën e grave.

Heshtja më lagu fytyrën
si lisi kur zhvishet nga gjethet
e era me stuhi ia dridh rrënjët,
gojën ta mbyllën ara e fisit
dhe foleja e braktisur është shkret,
hapa sytë me përkule para heshtjes
që kishte fol me gjuhën e ikjes.
Mbylla arkën me zërin e gjyshes
bashkë me këngën e lotin e burrave nizam
që ruante pajën e kalbur të plakave xheloze,
çelësin e drynin mexi ma mbante dora
mbylla kapakun e kujtimet mi mori lot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT