Eh, kjo kohë që sjell trishtimin,
e harron kaq shpejt gëzimin.
Edhe pse mburojë i çojmë,
shiun dot nuk e ndalojmë.
Sa të mira mund të bëjë
vallë ky shi që ka filluar.
Dhe të lanë edhe të thanë
këtë gjë s’e kam kuptuar.
Eh, si na qenka kjo jetë,
vjen furishëm dhe herë e qetë.
Herë të kren dhe herë të lanë,
herë- herë shpirtin në mes ta ndan.
